– “Ai pati prodhime të shumta. Duke iu krenuar, i tha shokut të vet (besimtar): “Unë kam pasuri më shumë sesa ti dhe kam krah më të fortë.” – Ky burrë i pasur, gjatë bisedave të përditshme, iu mburr shokut të vet besimtar për pasurinë, krahun e punës dhe farefisit që kishte. Një sjellje e tillë ishte injorancë e thellë. E çfarë kuptimi ka të lëvdohesh për diçka që është jashtë teje e që nuk tregon ndonjë vlerë personale për t’u respektuar?!
Kjo i ngjan mburrjes së një fëmije me ëndrrat e tij, që nuk kanë lidhje me realitetin. Por, sikur të mos mjaftonte mburrja, ai vazhdoi edhe me një gjynah tjetër, duke gjykuar me injorancën e tij dhe duke treguar mosbesim në premtimin e Zotit: