– “Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa asnjë mangësi. Midis tyre Ne bëmë të rrjedhë një lumë.” – Asnjë frut nuk ishte skarco, që të shkonte dëm. Në të dyja anët e kopshteve rridhte ujë i bollshëm, prandaj frutat ishin të mëdha e me bollëk, saqë degët e pemëve vareshin poshtë. Ato nuk kishin asnjë sëmundje. Për këtë arsye, ky burrë filloi të krenohej e lavdërohej me pasurinë e tij, duke harruar ahiretin dhe punën për të.