– “Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij.” – Pasi kujtuan mirësitë e mëdha që Zoti iu dhuroi dhe imanin dhe udhëzimin që ua dha, këta të rinj filluan të analizonin gjendjen e popullit të tyre. Ata ishin njerëz të zhytur në idhujtari, të cilët u luteshin idhujve e gjërave të padobishme. Duke parë këtë gjendje, të rinjtë ndien urrejtje dhe u qartësuan se populli i tyre nuk e mbështeste adhurimin ndaj idhujve në asgjë të sigurt. Ata ishin të zhytur në injorancë e humbje.
– “Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë?” – Le të sjellin ndonjë argument për të vërtetuar saktësinë e idhujtarisë së tyre. Por sigurisht, ata nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Besim i tyre ishte thjesht një trillim dhe mashtrim për Zotin. Kjo është padrejtësia më e madhe që ekziston, prandaj thanë:
– “A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?”