Select Page

– “Ne ua mbyllëm veshët (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vite me radhë (që të mos dëgjonin).” – Allahu i Madhëruar i vuri në gjumë për një kohë shumë të gjatë: 309 vjet. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar ua ruajti zemrat nga frika dhe luhatjet dhe, nga ana tjetër, i ruajti ata nga populli zullumqar. Allahu i Madhëruar do ta bënte këtë ngjarje shenjë e argument të qartë për njerëzit.