– “Ky ka qenë ligji për të gjithë të dërguarit para teje; në ligjin Tonë nuk gjen ndryshime.” – Nga ajeti kuptojmë se kur Allahu ka vendosur për të ndëshkuar një popull, atëherë do ta shohësh atë popull duke e tepruar me krimet dhe padrejtësitë e tij. Dhe kur ata të bëjnë diçka të tillë, atëherë vjen urdhri i Zotit për ndëshkimin e tyre. Kështu ndodhi edhe me popujt që luftuan dhe dëbuan profetët e tyre.