Select Page

Atëherë, Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jetë dhe pas vdekjes … – Nëse do të anoje sado pak nga kërkesat e tyre: “Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jete dhe pas vdekjes…” Ndëshkimi yt do të ishte i dyfishuar qoftë në jetën e kësaj bote, qoftë në ahiret.

Kështu do të ndodhte, sepse mirësia e Zotit mbi ty është e plotë dhe dituria jote rreth Tij është shumë e madhe, që ti të mund të bije në një gabim të tillë. Një njeri me të tillë dituri dhe mirësi të Zotit meriton ndëshkim shumë të ashpër, nëse do të ndiqte dëshirat e të shfrenuarve dhe do të braktiste Shpalljen e Zotit. Ai thotë:

… dhe pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmëtar kundër Nesh. – Askush nuk do të mund të të shpëtonte nga ndëshkimi, që do të të gllabëronte. Por Allahu i Madhëruar të ruajti nga çdo portë sherri e intrige. Ai të ruajti nga sprovat e njerëzve dhe ta forcoi zemrën tek e vërteta. Ai të udhëzoi në rugën e drejtë. Prandaj ti, o i Dërguar, kurrë nuk re në grackën e tyre dhe nuk anove aspak drejt dëshirave e devijimit të ofruar nga të ligjtë. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për ty janë të plota e të mrekullueshme.