Ai ka fuqi dhe pushtet për gjithçka. Nëse dëshiron, Ai jua sjell ndëshkimin nga poshtë këmbëve me shembje ose rrëshqitje masive të tokës. Por Ai mund t’jua sjellë ndëshkimin edhe nga sipër, që ju shndërron në kufoma. Ky është një mesazh i qartë: Kurrë mos mendoni se ndëshkimi ju vjen vetëm në det, por ai mund t’ju vijë befas në çdo kohë dhe në çdo vend.