Select Page

– “Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtaz!” – Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i  drejtohemi Atij me të dyja format e lutjeve: me kërkesa të drejtpërdrejta dhe me adhurime. 54

I Madhëruari i porosit robërit e Tij që të luten me përunjësi e përgjërim, duke qenë të përkushtuar dhe të vazhdueshëm në adhurimin ndaj Atij. Gjithashtu, lutjet e tyre drejtuar Allahut duhet të stolisen edhe me një cilësi tjetër: ato duhet të bëhet me përunjësi, jo me zë të lartë e me shfaqje të tepruara, si për sytë e njerëzve.

– “Ai nuk i do ata që e teprojnë.“ – Allahu nuk i do ata që e kalojnë masën, në çdo çështje qoftë. Kalimi i masës në lutje ndodh kur kërkon gjëra që nuk janë të lejueshme, kur e tepron me përzgjedhjen e fjalëve ose rimën e tyre, kur ngre zërin ose kur shfaq hapur përgjërim të ekzagjeruar.

54  Shih tefsirin e ajetit 186 të sures Bekare.