– “Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!”” – Kur hedhin sytë drejt banorëve të Xhehenemit, shohin një pamje të frikshme. Përballë kësaj gjendjeje, ata menjëherë luten dhe thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Në këto momente, edhe banorët e Xhenetit dëshirojnë e shpresojnë që banorët e Ea’rafit të jenë së bashku me ta në Xhenet.
Dëshira e tyre është që t’i përshëndesin ata me selam. Gjithashtu, kur vështrimi i banorëve të Ea’rafit, jo me përzgjedhjen e tyre, zhvendoset drejt banorëve të Zjarrit, ata i luten Allahut që të mos ndëshkohen si banorët e atij vendi të tmerrshëm. Kjo qe një tablo e përgjithshme, pas së cilës vjen një përshkrim më i hollësishëm: