– ”Kështu Allahu ka për ta shpërblyer çdo shpirt për gjithçka që ka bërë.” – Allahu i Lartësuar do t’u japë atë që meritojnë, për veprat e mira ose të këqija, me drejtësi dhe barazi. Drejtësia e Zotit nuk cenon asnjë.
– ”Vërtet, Allahu është i Shpejtë në llogari.” – Një kuptim i këtij ajeti është se llogaria e Zotit do të vijë shumë shpejt. Ky kuptim është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen (besimit të vërtetë)..” [Enbija 1].
Një kuptim tjetër është se Allahu i Lartësuar e ka llogarinë të shpejtë. Ai do t’i llogarisë të gjithë në një orë të vetme, ashtu sikurse i furnizon dhe rregullon çështjet e tyre në një orë ose ashtu sikurse përkujdeset për ata në një çast të vetëm. Kujdesi ndaj diçkaje nuk e pengon Allahun për t’u kujdesur ndaj diçkaje tjetër. Asgjë nuk del jashtë përkujdesit të Tij, dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Të. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke e lavdëruar Kur’anin, thotë: