– ”Rrobat e tyre janë prej katrani, kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë Zjarri.” – Rrobat e tyre do të jenë prej katrani, për shkak të zjarrit të ndezur dhe erës jashtëzakonisht të keqe të tyre. Fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri. Pjesa më e nderuar e trupit, fytyra, do të jetë e përfshirë nga zjarri, dhe po kështu do të ndizet i gjithë trupi i tyre. Kjo, sigurisht, nuk është padrejtësi nga Allahu i Lartësuar ndaj tyre, por është një shpagim i drejtë për gjithçka që kanë bërë me duart e tyre.