Select Page

– ”Dhe ti do t’i shohësh keqbërësit atë ditë të lidhur në pranga.” – El muxhrimin janë ata që bëjnë krime, padrejtësi dhe gjynahe të shumta. Këtë kategori do ta shohësh atë ditë tek marrin ndëshkim të tmerrshëm. Çdo kriminel dhe i padrejtë do të lidhet me zinxhirë të zjarrtë dhe do të tërhiqet zvarrë drejt ndëshkimit. Ata do të jenë në gjendjen më poshtëruese, më të shëmtuar dhe më torturuese.