Select Page

– ”Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve!” – Ky është një kërcënim i ashpër për zullumqarët, që ju bëjnë padrejtësi njerëzve, dhe ngushëllim për ata që u bëhet padrejtësi.

– ”Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri.” – Allahu i Lartësuar i ka afatizuar ata.  Ai u ka dhënë të mira të ndryshme dhe i lejon që të lëvizin të sigurt dhe të qetë në tokën e Tij, por ju mos e konsideroni këtë si shenjë se ata janë në rrugë të mirë, sepse Allahu i Lartësuar u jep afat të padrejtëve, me qëllim që ata të shtojnë më tepër gjynahet, derisa t’i rrëmbejë me ndëshkim të ashpër, nga i cili nuk mund të shpëtojnë.

I Lartësuari thotë: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” [Hud 102]. Këtu bëhet fjalë për dy lloje padrejtësish: padrejtësitë në marrëdhëniet mes njeriut dhe Zotit dhe padrejtësitë e njerëzve mes njëri-tjetrit.