– ”Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më dhuroi mua, në pleqëri, Ismailin dhe Is’hakun!” – Kjo dhuratë ishte nga mirësitë më të mëdha. Sjellja në jetë e këtyre dy fëmijëve në një moshë të thyer ishte një mirësi e jashtëzakonshme, dhe mbi të gjitha këto mirësi ishte fakti se këta dy djem ishin profetë e adhurues të Zotit.
– ”Vërtet, Zoti im i Dëgjon lutjet.” – Zoti është gjithnjë pranë dhe i përgjigjet atij që lutet. Ai kurrë nuk e zhgënjen lutësin dhe adhuruesin e Tij. Përsëri lutet Ibrahimi për veten dhe pasardhësit e Tij duke thënë: