Select Page

Zoti ynë, Ti je më i ditur për ne, sesa ne për vetet tona. Ti i rregullon dhe administron çështjet tona. Ti përkujdesesh dhe edukon shpirtrat tanë, prandaj, lehtësoji për ne të gjitha ato çështje që i dimë apo nuk i dimë, por që rregullojnë gjendjen tonë. Me diturinë dhe mëshirën Tënde, lehtësoji të gjitha rrugët e mirësive për ne. Ti je kujdestari dhe miku më i dashur, të cilit nuk i fshihet asgjë në qiell dhe në tokë. Edhe kjo lutje që bëri Ibrahimi (a.s) nuk i fshihej Allahut të Lartësuar. Kjo lutje ishte kërkesë për mirësitë dhe begatitë e Zotit, si dhe mirënjohje e thellë për Të.