Select Page

– ”O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz.” – Janë shumë popuj, që u devijuan dhe ranë pre e adhurimit dhe nënshtrimit ndaj idhujve. O Zot, largoje zemrën time e të pasardhësve të mi nga ky lloj adhurimi poshtërues!

– ”Atëherë kush më pason mua, ai është i imi, …” – Çdokush që pason rrugën time në njësimin e Zotit, në adhurimin dhe sinqeritetin ndaj Tij në fjalë dhe në vepra, ai është prej meje dhe pasues i rrugës time. Çdokush që e do një popull dhe e ndjek atë, ka për të qenë së bashku në të.

– ”… e kush nuk më bindet mua – por Ti je me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Kjo thënie tregonte dhembshurinë e Ibrahimit. E si mund të ishte ndryshe ai, i cili ishte Halilur-Rahman (i Dashuri i Rahmanit). Ai u lut për falje e mëshirë për gjynahqarët. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dhe Bujar është më i mëshirshëm për robërit e Tij dhe nuk dënon asnjë, përveç kryeneçëve dhe arrogantëve, që rebelohen dhe kalojnë kufijtë e Tij.

Ibrahimi u nis nga Shami drejt Mekës, për të vendosur atje Haxherin, nënën e Ismailit, dhe birin e saj Ismail, i cili ishte ende fëmijë gjiri. Në atë kohë, Meka ishte një vend i pabanuar dhe i shkretë. Kur vendosi gruan dhe djalin atje, ai u lut me përgjërim, përunjësi të thellë dhe mbështetje të plotë te Zoti: