Select Page

– ”Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij.” – Ata trillonin idhuj si të barabartë me Allahun dhe i ftonin njerëzit që t’i adhurojnë e t’u nënshtroheshin atyre njëlloj si Allahut. Atëherë, këtyre keqbërësve thuaju:

Thuaj: “Kënaquni, por, jeni drejtuar për në Zjarr!” – Kënaquni dhe përfitoni nga mohimi dhe trillimet tuaja për një kohë të shkurtër. Por dijeni se kjo nuk ka për t’ju ndihmuar në përfundimin tuaj. Në Zjarr do të jetë vendqëndrimi i juaj i përhershëm. Ai është vendi më i keq dhe më i dhimbshëm.