Select Page

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar ngushëllon Profetin dhe forcon zemrën e tij, duke i thënë:

Edhe me të dërguarit para teje janë tallur (mohuesit).Domethënë, ti nuk je i pari profet që është refuzuar dhe është munduar nga populli i tij.

Por atyre që nuk besuan, Unë u dhashë afat dhe pastaj i ndëshkova. Eh, si ishte ai dënim!Domethënë, ai ishte një ndëshkim i ashpër dhe i dhembshëm. Prandaj, le të mos vetëmashtrohen me afatizimin Tonë këta të mjerë, që të refuzojnë dhe tallen me ty. Le të shohin ata popujt që ishin para tyre dhe le të marrin mësim. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë edhe këta, ashtu si edhe popujt e mëparshëm, që kundërshtuan dhe u tallën me profetët e tyre.