– “Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush – xhinde dhe njerëz!” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin.” – Hyni edhe ju mes shumë e shumë popujve që shkuan para jush, të cilët u zhytën në kufër dhe mendjemadhësi! Të gjithë ju e meritoni poshtërimin dhe ndëshkimin.
Sa herë që hidhet në zjarr një popull jobesimtar, të gjithë fillojnë e mallkojnë njëri-tjetrin, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “… Por, në Ditën e Kijametit ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.”. [Ankebut 25]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:
– “Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, ….” – Pasi të grumbullohen të gjithë banorët e Zjarrit, nga i pari deri tek i fundit, si udhëheqësit, ashtu edhe të udhëhequrit, mes tyre fillon një polemikë:
– “… grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, …” – Të mëvonshmit që hyjnë në Zjarr dhe ata që kanë qenë pasues të prijësave të tyre mundohen të justifikohen tek Allahu duke thënë se ishin prijësit ata që i devijuan nga rruga e drejtë.
– “… prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!”” – Ndëshkoji më shumë ata, o Zot, sepse ishin ata që na devijuan ne, ishin ata që na i zbukuruan punët e këqija dhe mosbindjen ndaj Teje. Ndërkohë paria, prijësit dhe brezat paraardhës u drejtohen pasuesve të tyre dhe u thonë: