Select Page

– “O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllanë e tij, …” – Jakubi (a.s) u bën thirrje djemve që të shkojnë e të bëjnë të pamundurën për të gjetur vëllezërit e tyre.

– “…  e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut!” – Shpresa e vërtetë e bën njeriun që të përpiqet maksimalisht për të arritur qëllimin. Ndërsa humbja e shpresës e bën atë që të rëndohet dhe të plogështohet. Sigurisht, ajo që shpresojnë më tepër njerëzit është bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar.

– “Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët.” – Për shkak të mosbesimit tek Allahu i Lartësuar dhe të paditurisë së tyre, mohuesit nuk shpresojnë te mëshira e Tij. Për këtë arsye, mos u bëni edhe ju si qafirët. Kjo tregon se shpresa tek mëshira dhe bujaria e Allahut është në varësi të besimit të njeriut. Kështu ata u nisën: