– “Dënimi është që, ai të cilit i gjendet gota tek ngarkesa e vet, të robërohet.” – Le të robërohet ai tek i cili do të gjendet sendi i vjedhur. Me sa duket, ata e kishin ligj që, nëse vërtetohej se dikush kishte vjedhur, atëherë ai kthehej në pronë të personit të vjedhur, prandaj thanë:
– “Kështu i dënojmë ne të padrejtët!” – Kështu i ndëshkojmë kriminelët e keqbërësit që cënojnë hakun e të tjerëve.