Select Page

– “Pasi u dha furnizimet (e nevojshme), ai futi një enë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet.” – Ai ua përgatiti me kujdes dhe bollëk barrën e bereqetit dhe ua ngarkoi në deve, njëra nga të cilat ishte deveja e Beniaminit. Pas kësaj, ai e vuri enën matëse të ushqimit brenda ngarkesës së të vëllait. Kështu, kur ata po bënin për t’u larguar:

– “… Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë!”” – Mbase ky që thirri nuk dinte gjë rreth planit të Jusufit dhe për realitetin e gjërave. Pasi dëgjuan këtë fjalë: