Select Page

– “Ai (Jakubi) tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.” – Kuptimi: Betohuni në Allahun e Lartësuar se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni, pra, vetëm nëse përballeni me diçka që nuk keni se çfarë t’i bëni.

– “Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar (dhe Ruajtës) për gjithçka që thamë.” – Pasi ata i dhanë fjalën për atë që ai u kërkoi, Jakubi tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”. Së bashku me Jakubin, edhe ata u betuan duke dëshmuar me bindje se Allahu i Lartësuar është mbikëqyrësi i asaj që thanë. Mjaftonte Ai si dëshmitari i tyre dhe mjaftonte që Ai t’i mbronte dhe t’i mbështeste gjatë udhëtimit.