– “Ai tha: “A t’jua besoj juve, sikurse bëra më parë me vëllanë e tij?!” – Kështu u betuat edhe për Jusufin, kur thatë se do ta ruanit mirë, por nuk e mbajtët premtimin. Për këtë arsye, unë nuk kam besim në fjalën tuaj se do ta ruani djalin e vogël. Besimi im është vetëm tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm tek Ai mbështetem dhe kërkoj ndihmë:
– “Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.” – Allahu e di shumë mirë gjendjen time dhe shpresoj që Ai të më mëshirojë, të më ruajë dhe të m’i kthejë të dashurit e mi. Me këto fjalë, duket se Jakubit në këto momente iu zbut zemra dhe filloi të mendonte për ta dërguar djalin me ta.