Select Page

– “Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin (që e sollën si pagesë) së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty!”. – Jusufi u drejtohet djemve që ishin në shërbimin e tij dhe i urdhëron që, përveç ngarkesës me ushqime që do t’u jepej vëllezërve të tij, të vendosnin edhe mallin që ata e kishin sjellë për këmbim dhe si pagesë.

– “Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne.”. – Kur ata ta shohin, do të zihen ngushtë dhe do të kthehen përsëri për të kthyer mallin, që e kishin lënë si çmim. Në fakt, nga kjo kuptohet se Jusufi dëshironte t’i bindte ata më shumë për bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij, duke i bërë të kuptonin se jo vetëm që u jepte furnizim të bollshëm, por ua kthente mbrapsht edhe mallin që kishin sjellë si çmim. E gjitha kjo, thjesht për t’u bërë bamirësi. Kështu, pasi të merrnin këtë mesazh bamirësie, sigurisht që do të ishin më të angazhuar që ta plotësonin kërkesën e Jusufit.