– “Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë.” – Kjo tregon se Jakubi (a.s) e kishte shumë merak edhe Beniaminin. Aq shumë e donte, saqë nuk duronte asnjë çast që ta kishte larg syve së tij. Në të vërtetë, Jakubi (a.s) ngushëllohej me praninë e Beniaminit pas humbjes së Jusufit. Prandaj dhe bijtë e tjerë të tij thanë se do të përpiqeshin shumë për ta marrë Beniaminin me vete. Pastaj thanë:
– “Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë.” – Ne do ta bëjmë atë që ti na kërkon. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: