– “Prisni ju, se edhe ne jemi duke pritur! – Vazhdoni të prisni atë që na pret ne, se dhe ne do të vazhdojmë të presim atë që do të ngjajë me ju. Allahu i Lartësuar ka bërë dallimin mes dy grupeve dhe u tregon besimtarëve të Tij të sinqertë ndëshkimin e të këqijve dhe shpërblimin e të mirëve. Allahu i Lartësuar i ndihmon besimtarët e Tij të sinqertë dhe u jep sukses atyre që në këtë jetë. Ndërsa jobesimtarët i ndëshkon dhe ata vazhdojnë të jenë të çoroditur në mosbesimin e tyre. Secili do ta marrë shpërblimin të plotë Ditën e Gjykimit, kur të dalë para Allahut të Lartësuar.