– “Thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”.” – Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’u thotë atyre të cilët nuk besojnë, edhe pse atyre u kanë ardhur shumë argumente dhe shenja për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje: “Bëni çfarë të mundeni në tuajën, se edhe ne do të bëjmë tonën.”. Domethënë, punoni sipas asaj që ju besoni, sepse edhe ne do të punojmë sipas asaj që na urdhëron Zoti ynë.