Select Page

“Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar, …” – Allahu i Lartësuar na tregon se, po të dëshironte, do t’i bënte njerëzit të gjithë të një feje, pra, të fesë Islame. Askush nuk do të mund ta ndryshonte dëshirën e Tij dhe nuk do të mund t’i dilte Atij përpara, nëse Ai do ta dëshironte një gjë të tillë.

Por urtësia e Tij e deshi që njerëzit të jenë vazhdimisht në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe me rrugën e drejtë, të cilën Ai e përcaktoi. Njerëzit do të ndjekin vazhdimisht dëshirat e tyre dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Secili grup do të pretendojë se e vërteta është me të, ndërsa e pavërteta është ajo që thonë të tjerët, sepse ata ndjekin dëshirat e tyre dhe nuk ndjekin udhëzimin e Allahut. Këtu përjashtohen vetëm ata që Zoti ka thënë: