Select Page

  Pasi përmendi historitë e disa profetëve me popujt e tyre, Allahu i Lartësuar i thotë profetit Muhamed a.s:

“Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve.” – Këto që Ne po të tregojmë janë disa nga ngjarjet e atyre vendeve. Këto po t’i tregojmë me qëllim që ti, nëpërmjet tyre, të qortosh dhe këshillosh njerëzit.

Ato le të shërbejnë si argumente të qarta për vërtetësinë e Shpalljes dhe për sinqeritetin tënd si profet i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar. Këto ngjarje do të shërbejnë si mësim, këshillë, qortim dhe përkujtim në mënyrë të veçantë për besimtarët, të cilët pasojnë me besnikëri rrugën tënde.

“Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar.” – Disa prej atyre vendbanimeve kanë mbetur. Në to gjen gjurmë për ekzistencën e atyre popujve. Po ashtu, ka vendbanime që janë shkatërruar dhe janë zhdukur tërësisht, pa u mbetur më asnjë gjurmë.