Select Page

“Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit.” – Ata u mallkuan që në jetën e dynjasë dhe në Ditën e Gjykimit do të mallkohen përsëri nga Allahu, melekët e Tij dhe nga i gjithë njerëzimi.

– “Eh, sa e keqe është ajo “dhuratë”, që do t’u jepet!” – Sa e keqe është e gjithë kjo barrë që rëndon mbi ta: ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, si dhe mallkimi në dynja dhe në ahiret.