– “Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” – Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se:
– “Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” – Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t’ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha: