Select Page

“Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.” – Të zemëruar dhe të bezdisur tej mase nga këshillat e Profetit, ata thanë: “Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.”.

“Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.” – Ata thoshin: ‘Ti nuk je njeri me peshë, por thjesht një i rëndomtë e i parëndësishëm. Sikur të mos ishte fisi yt dhe mbështetësit e tu, ne do të të vrisnim me gurë.

Ti nuk gëzon ndonjë respekt në zemrat tona dhe nuk ke asnjë vlerë për ne. Nëse po të lëmë gjallë, po e bëjmë thjesht për respekt të fisit tënd’. Duke dashur ti bënte të mendonin, i Dërguari i Zotit iu tha me butësi: