Select Page

“O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi (e urrejtja) ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.” – Të mos ju shtyjë kundërshtimi e urrejtja ndaj meje që të mos më bindeni, dhe pastaj t’ju përfshijë ndëshkimi i ashpër, siç ka ndodhur edhe me popujt e shkuar. Vendbanimet e tyre janë pranë jush, e po kështu edhe koha e tyre nuk është shumë e largët, dhe ju e dini se çfarë ndodhi me ta.