– “Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar, …” – Kur erdhi koha e zbatimit të urdhrit për ndëshkim, Ne ua kthyem tokën përmbys, duke e hedhur mbi ta dhe, veç kësaj, u goditën furishëm me një shi gurësh të ndezur. Ky rrebesh ishte i vrullshëm e i pandërprerë. Ai ndiqte pas këdo që përpiqej të largohej nga qyteti, duke mos lënë asnjë të shpëtonte i gjallë.