– “Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”.”. Të kisha krah, për shembull, farefis të fortë, që të më mbronte prej jush. Profeti dëshironte të kishte një mbështetje të dallueshme nga shqisat, sepse në realitet ai e dinte se kishte mbështetjen më të fortë, atë të Allahut të Madhërishëm, para fuqisë dhe pushtetit të së Cilit nuk mund të qëndrojë askush. Kështu, kur çështja u vështirësua shumë dhe ngushtimi arriti kulmin, melekët iu drejtuan me fjalët: