– “… Sikur të mos kishin jetuar kurrë në to.” – Pas ndëshkimit, ata dukeshin sikur nuk kishin ekzistuar fare në ato fortesa që kishin ngritur. A thua se nuk kishin përjetuar në ato vendbanime asnjë kënaqësi dhe lumturi dhe kurrë nuk kishin jetuar në prehje e paqe. Mirësia i braktisi ata tërësisht, për të mbetur të harruar e të poshtëruar në ndëshkimin e përjetshëm. Në fakt, ata dukeshin sikur kishin qenë përjetësisht të ndëshkuar.
– “Themudët e mohuan Zotin e tyre. Qofshin të larguar (nga mëshira e Allahut) Themudët!” – Ata nuk pranuan të besonin dhe jetonin sipas besimit të drejtë, edhe pse u erdhën argumente të shumta, që provonin të vërtetën e Zotit. Për këtë arsye, ata e merituan mallkimin për të qenë larg mëshirës së Zotit. Sa popull i mjerë dhe i poshtëruar! Allahut i kërkojmë mbrojtje dhe strehim, që të na ruajë nga ndëshkimi dhe poshtërimi në dynja e në ahiret.