Select Page

– “Kur erdhi urdhri Ynë (për ndëshkim), me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite.” – Kur zbriti caktimi Ynë për ndëshkim, Ne shpëtuam Profetin dhe besimtarët. Me mëshirën Tonë, Ne i ruajtëm ata nga ndëshkimi, poshtërimi e turpi i asaj dite të frikshme.

“Zoti yt – Ai është i Fuqishmi, Ngadhënjimtari.” – Tregues i fuqisë dhe krenarisë së Allahut është edhe shkatërrimi i popujve të shfrenuar, që shkelën kufijtë, por edhe shpëtimi i profetëve dhe pasuesve të tyre.