– “O populli im! Kjo është Deveja e Allahut dhe ajo është një shenjë e qartë për ju.”” – Sipas urdhrit, kjo deve duhet të pinte e vetme në pusin e ujit një ditë, ndërsa njerëzit mund të pinin në atë pus ditën tjetër.
Gjithashtu, gjatë ditës kur pinte ujë deveja, ata mund të pinin qumështin e saj. Ata duhet ta linin devenë të ushqehej vetë në tokën e Allahut. Kështu, njerëzit nuk e kishin detyrë ta ushqenin dhe të kujdeseshin për të. Thjesht, mjaftonte të mos i bënin keq e ta dëmtonin:
– “Lëreni atë të ushqehet në tokën e Allahut e mos i bëni ndonjë të keqe, sepse ashtu do t’ju kapë dënimi menjëherë!” – Mos e lëndoni këtë deve, se përndryshe do të meritoni ndëshkimin e përshpejtuar të Zotit. Megjithatë, ata e shpërfillën këtë kërcënim të Zotit të Madhëruar: