– “Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit.” – Ata do t’i ndjekë nga pas mallkimi dhe nami i keq në çdo kohë, deri edhe në Ditën e Gjykimit.
– “Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!” – Ata kundërshtuan me forcë që të besonin Allahun e Madhëruar, i Cili është Krijuesi e Furnizuesi, Ai i Cili përkujdeset për krijesat e Tij. Prandaj i Madhëruari i dëboi nga çdo e mirë, duke i lënë në mes të të këqijave. Ky ishte shpërblimi i merituar për veprat e tyre të shëmtuara.