Select Page

– “O populli im! Unë nuk po kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.” – Unë nuk po ju kërkoj të më jepni pasurinë pasi t’i bindeni thirrjes sime. Kështu, ju nuk mund të thoni: Ti po na fton në këtë fe, me qëllim që të përfitosh nga pasuria jonë. Unë po ju mësoj pa pasur asnjë lloj interesi vetjak. Unë nuk kërkoj shpërblim prej jush, sepse: “Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.”

– “A nuk e kuptoni këtë?!” – A nuk logjikoni dhe ta analizoni me kujdes se për çfarë ju ftoj? Nëse vërtet mendoni thellë, patjetër do ta pranoni ftesën. Kështu do të ndodhë, sepse nuk ka asnjë pengesë logjike për ta pranuar.