Select Page

– “Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre, Hudin.” – Në popullin e Adit dërguam një profet, i cili ishte vëllai i tyre nga gjaku. Adët ishin një fis i njohur, që jetonin në krahinën Ahkaf, në Jemen. Allahu i Madhëruar dërgoi një profet nga mesi i tyre, Hudin, që t’u mësonte fenë dhe diturinë e dobishme. Ky profet i sinqertë u tha atyre:

– “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin, veç Tij. Ju veçse trilloni!” – Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun si Një të Vetëm dhe i ndaloi nga çdo adhurim tjetër, që ata nuk ia përkushtonin Allahut. Hudi u bëri të ditur se, duke adhuruar dikë tjetër veç Allahut, ata kishin trilluar mashtrimin më të madh dhe më të dënueshëm.

Nuk ka krim më të madh se një mashtrim i tillë dhe rënia në idhujtari. Për këtë arsye, profeti Hud i këshilloi ata që të ktheheshin nga kjo rrugë dhe u mësoi se adhurimi i një Zoti të vetëm është detyra më e madhe. Çdo lloj adhurimi tjetër është i kotë dhe i gabuar. Më pas, ai i kujton se nuk kishte asnjë pengesë që ata t’i bindeshin thirrjes së tij, sepse: