Select Page

– “Këto janë disa nga tregimet për të padukshmen, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij (Kur’ani).” – Edhe populli yt, ashtu sikurse ti, nuk dinin gjë për këto ngjarje, prandaj nuk mund të thonë se ti i dije ato më parë. Ti lavdëroje e shprehi mirënjohjen Zotit tënd, bëj durim dhe ji i qëndrueshëm në këtë fe të mrekullueshme, që të ka dhënë Zoti. Përqendrohu në rrugën e thirrjes për në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm. Gjithashtu, kujto vazhdimisht se:

“Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve.” – Përfundimi i mirë u takon të devotshmëve, atyre që ruajnë veten nga shirku, poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Zotit. Prandaj gëzohu dhe le të qetësohet zemra jote, se ti do të triumfosh kundër çdokujt që të lufton, ashtu sikurse Zoti e ndihmoi dhe e lartësoi Nuhun mbi popullin e tij jobesimtar.