Select Page

– “E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues.” – Ata që kanë në zemër dyshime e hipokrizi, atyre u shtohet sëmundje, mbi sëmundjen e ligësinë që kanë. Atyre u shtohet dyshimi e pasiguria për një shkak shumë të thjeshtë: sepse ata kanë mohuar dhe, me kokëfortësi e padrejtësisht, i kanë kthyer shpinën ftesës bujare të Zotit.

Kështu vazhdojnë ata të mjerë, derisa shkojnë drejt vulosjes së zemrës dhe derisa të vdesin si mohues, nëse nuk kthejnë rrugë të penduar për të adhuruar Zotin dhe për të jetuar jetën sipas Shpalljes së Tij. Ky është ndëshkimi i atyre që mohojnë Shpalljen e Zotit dhe që refuzojnë të pasojnë Profetin e Tij: atyre u mbushet zemra me nifak, dhe kjo i shoqëron deri ditën kur të dalin para Zotit. Në vijim, duke i qortuar munafikët për vazhdimësinë në hipokrizinë e tyre, Allahu i Madhëruar thotë: