Select Page

– “Allahu nuk e humb një popull pasi ta ketë udhëzuar atë dhe para se t’i sqarojë atij se nga çfarë duhet të ruhet.” – Kur Allahu i Madhëruar begaton një popull duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, pa dyshim që, së bashku me udhëzimin, Ai e plotëson mirësinë e Vet mbi ta duke u sqaruar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë dhe duhet të dinë. Ai kurrë nuk do t’i linte të humbur dhe pa u sqaruar çështjet e fesë dhe të besimit.

Në të kundërt, udhëzimi nuk do të ishte i mundur. Kjo tregon për mëshirën e plotë të Allahut dhe se Sheriati i Tij përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë prej fesë. Sipas një shpjegimi të dytë, kuptimi i ajetit është që, pasi Allahu u tregon njerëzve udhën e drejtë dhe ata nuk nënshtrohen, atëherë Ai i ndëshkon duke i lënë në humbje. Megjithatë, kuptimi i parë është më përfshirës dhe më i goditur.

“Të jeni të sigurt se Allahu di gjithçka.” – Allahu i Lartësuar është i plotë dhe gjithëpërfshirës në dijen e Tij, prandaj ju ka mësuar edhe juve atë që nuk e dinit. Ai ju ka sqaruar çdo gjë të dobishme për ju.