Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t’i ndëshkojë, ose do t’ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një ftesë për pendim nga kjo rrugë e dënueshme. Pastaj, Ai përsëri u kujton robërve të Tij se është i Gjithëditur e i Urtë.
Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e robërve , për motivet dhe qëllimet e tyre. Allahu është Hakim – i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin e vet dhe i jep hakun që i takon. Nëse urtësia e Tij e kërkon që t’i falë, Ai i fal, duke ua pranuar pendimin. Por nëse e kërkon që të mos u japë sukses për t’u penduar, ashtu bëhet, sepse Allahu është Sunduesi i gjithçkaje dhe vepron gjithçka që dëshiron, sipas urtësisë së Tij.