– “Kur e shijuan pemën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe filluan t’i mbulonin me gjethet e Xhenetit.” – Secilit prej tyre iu shfaq aureti, që më parë ishte i mbuluar. Kështu, cenimi i devotshmërisë së brendshme la gjurmë edhe në pamjen e jashtme, me heqjen e mbulesës së auretit. Në këtë gjendje, ata, të turpëruar, nisën të mbuloheshin menjëherë me gjethet e pemëve të Xhenetit. Atëherë, Allahu i Madhëruar i qorton e u thotë: