Select Page

– “Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara (më parë)…” – Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha:

– “Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose (njerëz) të përjetshëm.” – Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120].  Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha: