Kur i Mallkuari tha ato fjalë, Allahu i Madhëruar i dha këtë përgjigje:
– “Dil prej andej i përbuzur e i dëbuar!” – Kuptimi: Shporru prej andej dhe dil i përçmuar dhe i përbuzur, domethënë, jo i nderuar dhe i respektuar. Dil prej andej edhe me një cilësi tjetër: “i dëbuar”, i larguar nga Allahu i Lartësuar, nga mëshira e Tij dhe nga çdo mirësi!
– “Me këdo që të pason e vjen pas teje – Xhehenemin kam për të mbushur me ju të gjithë.” – Ky është një betim nga i Madhëruari dhe tregues se Zjarri është vendi i gjynahqarëve e i të pabindurve. I Drejti dhe i Vërteti kërcënon se do ta mbushë Xhehenemin me të pabindurit xhindë e njerëz, në krye të të cilëve do të jetë Iblisi i mallkuar. Pastaj i Lartësuari e paralajmëron dhe këshillon Ademin (a.s)që të jetë i kujdesshëm ndaj sprovave.