Select Page

– “Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” – Ka munafikë, të cilët i premtojnë Allahut: Nëse na i shton mirësitë e dynjasë, edhe ne do të japim për bamirësi, do të respektojmë lidhjet farefisnore, do të nderojmë mikun, do të ndihmojmë të vërtetën dhe do të bëjmë të gjitha të mirat.